Artan Bano, trajneri i Lushnjes, u shfaqi i zhgënjyer pas humbjes me Kukësin dhe drejtpërdrejt e kishte me gjykimin, duke bërë thirrje që të mos tallen me Lushnjen.

“Kartoni i kuq i Spahos nuk i falet. Deri kur ishim 11 ne ishim më lart. Kukësi sot fitoi edhe me fat. Ata kanë fituar dy ndeshje me penallti. Arbitrat nuk është mirë ta prishin kampionatin. Është një thirrje për të gjithë. Duhet të jenë më seriozë me Lushnjen. Kjo nuk është punë të fortësh, të na lënë të argëtohemi. Po të ishte në Kukës do e jepte penallti. Kur është loja 0-0, jemi me kartonë të kuq, duhet të jenë të kujdesshëm”.

“kanë gabuar të dy portierët. Edhe Spaho te kartoni i kuq, gaboi edhe Marku, por portieri duhet ta zgjidhte atë situatë. Të dy golat ishin të pafajshëm për Bejten”.

“Bëmë dy ndërrime të shpejta dhe nuk mund ta freskonim skuadrën. Të mundesh nga Kukësi nuk ka problem, por jo në këtë mënyrë”, tha në Supersport Bano.

Share: