Skuadra e Shkëndijës nuk do të ketë mbështetjen e Ballistëve në ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë. Tifozët kuqezi kanë deklaruar se do të bojkotojnë ndeshjen kundër Pelisterit për shkak se nuk janë trajtuar mirë nga klubi tetovar.

Tifozëve të zjarrtë i janë dhënë vetëm 300 bileta, teksa përmes kësaj deklarate të postuar në tregojnë edhe bojkotin e tyre:
“Rregulli i caktuar nga UEFA dhe FIFA, është që në finalet e kompeticioneve ndërkombëtare, finalistëve ju takojnë nga 30% të biletave, ndërsa 40% tjetër nxirret në shitje për publikun neutral. Në rastin tonë 30% është 1950 bileta, pasi që stadiumi i strumicës ka kapacitet prej 6500 vendesh ndërsa ffm në mënyrë përbuzëse, nënçmuese dhe duke thyer ligjet e veta dhe të shtëpive të futbollit ku vetë aderon, na ndan vetëm 300 bileta”, theksohet në komunikatë. Në vijim, Ballistët njoftojnë se klubi i Shkëndijës duhet të reagojë dhe deri në ndryshimin e vendiit, ata nuk do të jenë të pranishëm në stadium. “Nuk kemi lejuar dhe nuk do lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i Shqiptarëve, Shkëndijës apo Ballistëve. Shqiptarët janë popull krenar dhe dinjitoz”, theksohet gjithashtu në komunikatën e tifo-grupit nga Tetova.

Share: