Uellsiani i Realit të Madridit me sa duket është drejt transferimit në kampionatin kinez. Dëmtime të shpeshta dhe pak hapësira.

Bejl është i pakënaqur me minutazhin dhe po mendon të largohet. Edhe pse flitej për Manchester United, që ishte e interesuar për Bejl, një tjetër ekip është gati të plotësojë kërkesat e Realit. Guangzhu Evergrande, ekipi që drejtohet nga italiani Kanavaro, afron 100 milionë euro për kartonin e uellsianit, duke plotësuar çdo kërkesë financiare të lojtarit.

Realit i pëlqen oferta ndërsa përgjigjen e fundit e jep vetë Bejl. Do fluturojë në Kinë ku e pret një rrogë stratosferike, apo do kthehet ne ishull me ekipin e Murinjos.

Share: