Pas fitores me Dinamon, trajneri i Kukësit, Mlladen Milinkoviç, është shfaqur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij në tërësi. Ai ka thënë fjalë të mira për paraqitjen e Elis Bakajt, ndërkohë që pret edhe afrime të tjera.

Gjithashtu rinovimi me Shametin dhe Koliçin e ka gëzuar teknikun serb,që tashmë prej “qershinë mbi tortë”, Albi Allën.

“Jam i kënaqur, ishte një ndeshje e ritëm të lartë dhe skuadra u soll mirë. Më pëlqeu shumë loja e gjithë skuadrës, edhe pse kishte shumë mungesa”, ka thënë fillimisht Milinkoviç në “Sport Ekspres”, ndërkohë që më pas ka komentuar paraqitjen e Bakajt:

“Më pëlqeu paraqitja e tij. Ka vetëm 2-3 ditë me ne, por tregoi se di të bëjë diferencën. Është lojtar me cilësi dhe eksperiencë, ndaj do na vlejë shumë”.

Në fund disa fjalë për merkaton dhe qëllimin kryesor, rikthimin e Albi Allës.

“Po pres edhe dy lojtarë të tjerë. Jam shumë i kënaqur që rinovoi Shameti, por edhe Koliçi është një futbollist me shumë vlerë. Të dy ishin pjesë e rëndësishme sezonin e fundit dhe jam i kënaqur që u kthyen. Natyrisht duhen ende përforcime dhe unë pres Allën. Përtej problemeve, është më mirë të kthehet ai, një futbollist që e njeh mjaft mirë lojën e Kukësit”.

Share: