Largimi i mundshëm i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane. Pas PSG-së dhe Mançester Junajtid, tani në garë eshtë futur edhe një tjetër klub i madh.

Bëhet fjalë për Bajernin e Mynihut që orët e fundit ka shfaqur interes të madh për yllin portugez që ka kërkuar largimin nga Spanja.

Drejtuesit e gjigandit bavarez janë duke parë mundësinë e transferimit të Ronaldos, që padyshim nëse ndodh do të ishte goditja e shekullit në merkaton e lojtarëve.

Share: