Arjen Roben e nisi nga stoli dje kundër PSG-në, në humbjen e hidhur që mori Bajerni i Mynihut në Paris. Pas ndeshjes bëri përshtypje një deklaratë e mesfushorit holandez, i cili u pyet nga një gazetar nëse skuadra e mbështeste trajnerin Karlo Ançeloti.

“Nuk i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ishte një humbje e dhimbshme, më mirë flasim për atë”, tha shkurt Roben, një batutë që mund të interpretohet si një çarje përfundimtare me trajnerin italian. Ançeloti bëri dy zëvendësime në pushim, ndërsa Roben u fut në minutën e 69-të.

Në lidhje me formacionin, Roben sërish bën bisht: “Nuk dua të them asgjë në lidhje me këtë çështje, sepse çdo fjalë është e tepërt. Më e rëndësishmja është që jemi një ekip, kemi nevojë për qetësi dhe të gjithë ata që shprehin pakënaqësi nuk e ndihmojnë ekipin”.

Share: