Bajerni i Mynihut kërkon të përforcohet në sulm dhe për këtë ka nisur bisedimet për të afruar sulmuesin Aleksis Sançez.

“Daily Mirror” raporton se klubi gjerman për përgatit një ofertë të mirë për Arsenalin, që është i detyruar ta shesë sulmuesin, pasi verën e ardhshme ai do të largohej me parametra zero dhe është i vendosur të mos e rinovoje kontratën me londinezët.

Por, klubi gjerman, veç Sançez po mendon edhe për një tjetër lojtar, boshnjakun e Romës, sulmuesin Edin Xheko.

“Ish”-i i Volfsburgut po kalon një moment të artë, teksa ka shënuar 25 gola në Serinë A këtë sezon dhe kryeson bashkë me Belotin listën e golashënuesve të kampionatit italian.

Share: