Bajerni i Mynihut largoi pas humbjes me PSG-në trajnerin Karlo Ançeloti, ndërkohë që tanimë ekipin e ka marrë përsipër ta drejtojë Jup Hejnkes deri në fund të sezonit.

Drejtuesit bavarezë po mendojnë për atë që do drejtojë skuadrën me përfundimin e sezonit dhe momentalisht në mediat gjermane emrat që qarkullojnë janë të shumtë.

Së fundmi kandidaturë seriozë për të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut është bërë edhe trajneri i Kombëtares, Joakim Lëv. Kreu i pankinës gjermane dëshiron të provojë tashmë edhe një eksperiencë në një klub dhe ofertat nuk i kanë munguar, madje janë lakuar emra të rëndësishëm klubesh në të shkuarën.

Share: