Bajerni i Mynihut nuk heq dorë nga Marko Verrati. Drejtuesit e klubit bavarez janë duke seriozisht për të fituar shërbimet e lojtarit, teksa mendohet se kanë gati një super ofertë në drejtim të PSG-së.

Për Verratin oferta e Bajernit do të jetë plot 70 milionë euro, teksa do të ketë edhe një super kontratë për lojtarin. Edhe pse drejtuesit e PSG kanë deklaruar se nuk do ta shesin, sërish kjo ofertë pritet t’i tundojë.

Ndërkohë, vetë lojtari është shprehur se ndihet mirë në Paris, por kur bëhet fjalë për një klub si Bajerni, atëhere vështirë të refuzohet oferta.

Share: