Dëmtimi që ka pësuar Manuel Nojer në sfidën me Realin e Madridit ka bërë që portieri i kombëtares gjermane të mbyllë sezonin.

Nga ana tjetër Bajerni i Mynihut është vënë në lëvizje dhe ka “piketuar” portierin e Ajaksit, 21-vjeçarin kamerunas, Andre Onana.

Ish-portieri i Barcelonës tashmë luan në Holandë dhe ka arritur të kapë edhe kombëtaren e madhe të vendit të tij.

Onana ka qenë pjesë e akademisë së Samuel Eto, për të kaluar më paste Barcelona. Me Ajaksin ai ka mundur të aktivizohet rregullisht, çka ka bërë që të bjerë në sytë e kampionëve të Gjermanisë, që tashmë kanë nisur edhe kontaktet e para për shërbimet e tij.

Share: