Merkato e Bajernit të Mynihut do të fillojë me një super goditje. Kështu shkruajnë mediat e huaja sportive që shkruajnë se drejtuesit bavarezë janë fare pranë transferimit të Aleksis Sançez.

Sulmuesi kilien do të largohet nga Arsenali pas përplasjeve të shumta me trajnerin Venger. Sançez kërkon një rritje të madhe page për rinovimin e tij, gjë e cila ende nuk i është ofruar.

Nga kjo situatë do të mundohet të përfitojë Bajerni që ka gati plot 60 milionë euro për shërbimet e Sançez, Kilieni është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, por padyshim që bavarezët e kanë potencialin për ta transferuar,

Share: