Pas largimit të Karlo Ançelotit mes polemikash pa fund, Bajerni kërkon qetësi dhe një trajner me emër e personalitet, për të rikthyer qetësinë dhe disiplinën në një skuadër të talentuar, por në kaos.

Duke qenë fillimi i sezonit dhe duke mos pasur trajnerë të lirë në qarkullim, të paktën asnjë nga emrat që duan bavarezët, duket e zgjedhja e duhur quhet Jup Hainkes.

Trajneri i famshëm është gati të kthehet në mënyrë të pabesueshme, për të drejtuar për të katërtën herë në karrierën Bajernin.

Bild shkruan se 72-vjeçari është gati t’i kthehet futbollit, pas disa vitesh pushim, duke shijuar suksesin madhor të vitit 2013, kur fitoi Champions League, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, para se të largohej për t’i bërë vend Pep Guardiolës.

Heynckes knows the Bundesliga and Bayern inside out so is seen as a safe appointment 

Atëherë Hainkes u largua jo pak i zhgënjyer, sepse fitoi gjithçka në një sezon kur Bajerni ia kishte gjetur pasardhësin që në janar.

Tani thuhet se Hainkes do të bëjë të njëjtën gjë si në 2013: një sezon në drejtim, në pritje që drejtimin ta marrë zbulimi i madh i Hofenhajmit, Julian Nagelsman.

HAINKES TE BAJERNI

1987-91: Ndeshje 198 F113 B46 HL39 Përqindja e fitoreve %57.1

 2009: Ndeshje 5 F4 B1 H0 Përqindja e fitoreve %80

 2011-13: Ndeshje 109 F83 B12 H14 Përqindja e fitoreve %76.2

TOTAL: Ndeshje 312 F200 B59 H53 Përqindja e fitoreve %64.1

TROFE: Bundesliga x3 (1989, 1990, 2013), Kupa e Gjermanisë (2013), Champions League (2013)

Share: