Pas një periudhe të “errët” në dy javët e fundit, më në fund feston edhe Bajerni i Mynihut. Bavarezët e drejtuar nga Karlo Ançeloti kanë siguruar matematikisht titullin kampion në Bundesligë pas fitores me shifra tenistike ndaj Volfsburgut në transfertë me rezultatin 0-6.

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i sezonit, Bajerni udhëheq me 10 pikë diferencë ndaj Lajpcigut të vendit të dytë që ditën e sotme barazoi me Ingolshtadin në shtëpi me shifrët 0-0.

Ky është titulli i pestë radhazi për gjigandin bavarez dhe numër 27 në total, ndërsa ka një shije të veçantë për Ançelotin pasi është i pari.

Ndërkohë, përsa i përket ndeshjes ajo nuk kishte asnjë histori pasi Bajerni e dominoi totalisht. Edhe pse pritej një sfidë e fortë duke parë që Volfsburgu luan për mbijetesë, Bajerni arriti të fitojë me shifra të thella duke e bërë më speciale këtë ditë.

Share: