Bajerni i Mynihut arrin të marrë një fitore spektakolarë ditën e sotme, teksa ka mposhtur me shifrat 4-5 në transfertë ekipin e Lajpcigut, që mban edhe vendin e dytë në renditje. Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti, që e ka fituar prej kohësh titullin kampion, nuk fali as në këtë ndeshje duke treguar se në Gjermani janë forcë e parë.

Ndeshja ishte me një super ritëm, teksa deri në minutën e 84’ Lajpcigu ishte duke fituar me shifrat 4-2 falë golave të Sabitzer, Pulsen dhe dopietës së Verner, ndërsa Bajerni kishte shënuar me anë të Levandovskit dhe Alkantarës, por surpriza do të vinte në fund.

Në minutën e 84’ Levandovski i dërgoj shifrat në 4-3, përpara se Douglas Kosta të barazonte shifrat në minutën e 91’ me golin e tij. Kur të gjithë prisnin fundin e ndeshjes që ishte në barazim, Arjen Roben i shtang të gjithë teksa shënon golin e fitoren për Bajernin e Mynihut në minutën 95’ të ndeshjes, duke treguar qartë diktatin në Bundesligë.

Ndërkohë, Dortmundi barazoi 1-1 me Augsburgun, teksa të njëjtin rezultat mori edhe Hamburgu i Mavrajt që barazoi 1-1 në transfertë me Shalken në frymën e fundit, por mbetet sërish në vendin e 16-të në Bundesligë.

Ja rezultatet e sotme në Bundesligë

img_0353

Renditja

img_0354

Share: