Tashmë është zyrtare. Holger Badshtuber nuk do të jetë më pjesë e Bajernit të Mynihut nga fundi i këtij sezoni. Mbrojtësi që është i huazuar të Shalke 04 dikur konsiderohej si e ardhmja e Bajernit dhe Gjermanisë, tani është kthyer në një lojtar të parëndësishëm për shkak të dëmtimeve të shumta.

Në fund të sezonit përfundon edhe kontrara e lojtarit me Bajernin e Mynihut, e cila nuk do të rinovohet. Këtë lajm e kanë bërë publik vetë drejtuesit e klubit bavarez, që duke shprehur keqardhjen e kanë zyrtarizuar këtë gjë.

Badshtuber ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale në gju, të cilat kanë ndikuar jashtëzakonisht shumë në formën e tij.

Share: