Azdren Llullaku është bërë me ekip të ri. Sulmuesi që ndërpreu kontratën me Astanën para pak kohësh ka gjetur marrëveshjen për të nënshkruar në Itali dhe ky ishte një rikthim për të. Për sulmuesin dëshira ishte e madhe të rikthehet, edhe do të donte të luante në elitën e futbollit italian. Virtus Entella është skuadra e tij e re dhe sot ai ka nënshkruar kontratën dhe ekipi i Serisë B ka komunikuar arritjen e marrëveshjes. Entela ka prezantuar sulmuesin e kombëtares shqiptare duke përforcuar repartin ofensiv.

Azdrenit qe militon me përfaqësuesen e Shqipërisë, i urojmë një mirëseardhje të ngrohtë nga presidenti Gozi dhe gjithë familja e Entelës“, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.

Llullaku bashkohet dhe me Naser Alijin, i cili kaloi te Entela në merkaton e janarit. Të shtunën, ekipi i ri i kuqezinjve korri një fitore të artë në transfertë përballë Ternanës. Entela fitoi 0-1 dhe vazhdon luftën për të qëndruar në Serinë B.

 

 

Share: