Klubi i Bylisit ka fituar gjyqin me mesfushorin Vesel Limaj, i cili kishte bërë një padi në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjeve të Konflikteve. Ky organ i Federatës Shqiptare të Futbollit ka hedhur poshtë kërkesën e mesfushorit nga Kosova.

I rritur në Gjermani, ku ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Hamburgut, Limaj, pas një eksperience me SV Horn në Austri, erdhi në Shqipëri. Vendin mëmë ai e shihte si një trampolinë dhe me ballshiotët u paraqit mirë, duke qenë titullar i padiskutueshëm.

Ai pat nisur përgatitjet me Kukësin dhe nëse do dilte i lirë mund të nënshkruante me verilindorët. Limaj madje mbrohej nga avokati i klubit të Kukësit, që në DHKZK është mposhtur. “Sport Ekspres” ka publikuar madje edhe dokumentin e vendimit të marrë, ku argumentohet edhe pse është hedhur poshtë kërkesa e Kukësit.

28033282_1631816263567479_1696020802_o

Share: