Si ëdo të hënë, “Blick.ch” ka publikuar formacionin më të mirë dhe më të dobët në Zvicrës dhe në to nuk mungojnë as shqiptarët. Nga një për secilin formacionin, ndërkohë që te më i miri është ai që ka zgjedhur të veshë fanellën e Shqipërisë dhe ka luajtur me Shpresat.

Bëhet fjalë për sulmuesin Albian Avdijaj, 23-vjeçarin që është pjesë e Grasshopers në Superligën e Zvicrës dhe që dje i ka dhënë fitoren skuadrës së tij ndaj Thun, duke realizuar dy gola.

Ndërkohë në formacionin më të dobët është përzgjedhur Pajtim Kasami, që me ekipin e tij u mund thellë nga Bazeli me rezultatin 5-1.

Share: