Donis Avdijajt i kanë bërë dalje te Shalke 04, teksa ai nuk është marrë në fazën përgatitore që skuadra gjermane po e zhvillon në Austri.

Fillimisht ai u la jashtë një ndeshjeje miqësore gjatë turneut në Kinë, kjo për shkak të një vonese në stërvitje, ndërkohë që më pas u mor masa e dytë penalizuese dhe tashmë 20-vjeçari është në shitje.

Siç dihet, Avdijaj ka një klauzolë prej 49 milionë eurosh, por menaxheri i klubi, Kristian Hejdel, e thotë qartazi që për 3 milionë euro, kushdo mund ta blejë: “Nuk jemi të interesuar fare për atë klauzolë, sepse ajo, natyrisht, nuk vlen. Shuma për shitjen e Avdijajt është 3 milionë euro”.

 

 

Share: