Një incident i turpshëm i ka ndodhur ekipit të Besës. Jo asaj të Kavajës, por Besës së Pejës që militon në Superligën e Kosovës. Autobuzi i ekipit ka qënë duke u kthyer nga Shqipëria në Kosovë, por në Kukës ka ndodhur diçka e papritur. 3 veta kanë sulmuar me gurë autobuzin e pejanëve, siç citon “Epoka e Re”.

Moment i vështirë dhe i papritur për lojtarët dhe stafin, të cilët janë gjendur nën sulmin e gurëve. Autobuzi është ndalur në vend dhe ka pritur ardhjen e policisë. Agresorët janë larguar direkt mbas sulmit.

Nëse Besa dhe autobuzi i tyre do kishte ngjyra bardhezi, një situatë e tillë edhe mund të “pranohej”, pasi atje do mendonin se po kalon ekipi i Laçit, por përtej shakasë, një ngjarje e tillë nuk është aspak e mirë.

besa-autobusi

xhami-besa

Share: