Vllaznia vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës me Flamurtarin, ndërkohë që trajneri Cungu po mendon për titullarët që do të luajnë këtë takim.

Në krahasim me ndeshjen ndaj Laçit mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël. Mbetet për t’u parë nëse Ardit Krymi do të jetë titullar, pasi gjatë këaj periudhe ka qenë i grumbulluar me Shpresat dhe vetëm neser bashkohet me ekipin. Shanset janë të pakta që ta nisë nga minuta e parë.

Ndërkohë një lajm i mirë vjen nga sulmuesi Çarles Atsina, i cili nuk ka probleme me meniskun sikurse u dyshua.

Kështu pritet që ganezi të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Cungu, që nuk ka shumë alternativa për vijën e parë. Veç Ribajt, në sulm luan edhe i riu Pusi. Atsina edhe për ndeshjen me Flamurtarin do mungojë.

 

 

Share: