Pas largimit nga Çelsi, Diego Kosta ende nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen se ku do ta vijojë karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi spanjoll ka disa oferta të rëndësishme nga disa klube në Europë dhe Kinë, por dëshira e tij duket se është të rikthehet në Spanjë.

Atletiko e Madridit ka shfaqur interes për të, teksa duan që ta rikthejnë në ekip pas disa sezonesh në Angli.

Drejtuesit e Los Colchoneros kanë gati ofertën e tyre për Çelsin, por problemi i vetëm mbetet merkato e bllokuar nga FIFA, teksa presin që kjo gjë të zgjidhet,

Share: