Tekniku i Arsenalit, Arsene Venger, njihet për transferimin e talentëve në “Emirates” dhe kësaj radhe është shumë pranë mesfushorit Leon Goretzka. Gjermani i Shalkes kërkohet dhe nga ekipe tjera të mëdha të Europës, por ai kërkon të luajë në Premier Ligë.

Yllit të Shalkes i përfundon kontrata në qershor dhe mund të largohet nga Gjermania edhe si lojtar i lirë. Flitet se Venger ka arritur marrëveshje paraprake me talentin gjerman dhe shumë shpejt Goretzka mund të vishet me ngjyrat e “Topçinjve” të Londrës.

Arsenali mund të humbasë në janar mesfushorin Ozil, por mesa duket e ka gjetur zëvendësuesin ideal të tij.

Share: