Interi do ta ketë tepër të vështirë të mbajë në skuadër një nga yjet e saj në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Ivan Perishiç, i cili është kthyer në një objektiv i shumë skuadrave të mëdha angleze.

Pas Mançester Junajtid dhe Çelsit, për shërbimet e sulmuesit kroat është futur në garë edhe Arsenali që kërkon të bëjë një merkato cilësore për t’u ringritur edhe njëherë në majat e futbollit anglez pas krizës që po kalon këtë sezon.

Trajneri Arsen Venger është një admirues i madh i Perishiçit dhe e kërkon me ngulm ta ketë në ekip. Për të blerë kartonin e sulmuesit klubi londinez është i gatshëm të ofrojë deri në 40 mln euro.

Share: