Premier Liga ka hapur siparin për sezonin e ri me nië ndeshje të çmendur midis Arsenal dhe Lesterit e cila është mbyllur me rezultatin 4-3.

Topçinjtë e kanë nisur mjaft mirë lojë, ku në minutën e parë, blerja e bujshme Lakazeta i ka kaluar në avantazh, por dhelprat i janë përgjigjur mjaft shpejt me gol, pasi Okazaki ka barazuar në minutën e 5-të ndërsa Vardi i ka kaluar në avantazh në minutën e 29-të, por goli i Uellbek në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë i ka mohuar mbylljen e pjesës së parë në avantazh për Lestërin.

Por pjesa e dytë i ka gjetur sërish në avantazh ish-kampionët pasi në minutën e 59-të Vardi ka shënuar edhe golin e dytë personal.

Kur mendohej se ndeshja do mbyllej kështu, londinezët kanë arritur ta përmbysin rezultatin brenda dy minutave, pasi në minutën e 83-të ka barazuar Ramsej ndërsa golin e fitores e ka shënuar Zhirud në minutën e 85-të.

Një fillim i çmendur i kampionatit anglez i cili sivjet pritet të ketë një rivalitet shumë të madh.

Share: