Tomas Tuhel është lakuar si kandidati i mundshëm për të zëvendësuar Arsen Venger te Arsenali, madje “Bild” në Gjermani shkruan edhe për një takim mes tij dhe drejtuesve.

Por, në Londër e kanë mohuar diçka të tillë, duke i hedhur poshtë zërat që e lidhin trajnerin aktual të Dortmundit me ekipin anglez.

Tifozët e Arsenalit po kërkojnë me ngulm largimin e Venger, ndërsa një ndër emrat më të lakuar ka qenë ai i Masimiljano Alegrit, trajnerit të Juventusit.

Madje sipas medieve angleze, tekniku italian u ka lënë edhe një afat “topçinjve”, pasi kërkon t’i kthejë një përgjigje Juves, që i ka ofruar rinovimin e kontratës.

Share: