Lorenco Insinje do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2022, pasi De Laurentis ka arritur marrëveshjen me sulmuesin italian.

Që në verë kishin nisur bisedimet për rinovimin e kontratës dhe më së fundmi u gjet gjuha e përbashkët që i lidh ata edhe pesë vite të tjera.

Nga kjo marrëveshje, Insinje do të përfitojë një pagë prej 4.5 milionë dhe me shumë gjasa në kontratë do jetë përfshirë edhe ndonjë klauzolë për largimin e tij.

Gjithçka do të bëhet zyrtare paraditen e nesërme, kur klubi do të zhvillojë një konferencë për shtyp, ku do të jetë i pranishëm edhe lojtari, ndërsa më pas trajneri Sarri do të flasë për ndeshjen me Sasuolon.

Share: