Mirel Josa ka përjetuar vjet eksperiencën më të keqe të tij në karrierë, pasi ishtë në krye të Tiranës dhe në fund ra prej kategorisë, duke regjistruar pikën më të ulët në historinë e klubit bardheblu.

Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë pushim, ndërkohë që tadhmë ka të reja në lidhje me të ardhmen e tij

Për Josën ka ardhur një ofertë nga Kosova dhe sipas asaj që raporton Gazetaolle.com është arritur akordi me klubin e Prishtinës.

Trajneri i njohur do të mbaje te bardhekaltrit postin e drejtorit teknik. Gjatë kësaj vere ka pasur disa lëvizje nga Shqipëria në Kosovë, ku spikat emërimi i Bledi Shkëmbit në krye të Lirisë së Prizrenit, që gjithashtu ka afruar lojtarë si Vrapi, Sefa, Magani, Bakaj, Basriu, Domgjoni e Kote.

Share: