Pas shkarkimit të Egardo Bauzës nga pankina e Argjentinës, Federata ka filluar të mendojë për trajnerin e ri. Emrat janë të shumtë, duke filluar nga ish – trajneri Bilardo, por drejtuesit duan një tjetër.

I preferuari për të marrë drejtimin e pankinës albiceleste është Horge Sampaoli. Aktualisht ai drejton Seviljen në La Liga, ekip me të cilin ka bërë një sezon të shkëlqyer. Megjithatë, klubi andaluzian i’a ka bërë të qartë drejtuesve të federatës argjentinase se nuk duhet ta kontaktojnë trajnerin e tyre.

Sampaoli gëzon një respekt të madh në Amerikën Latine pas trofeve që arriti të fitojë me Kilin duke bërë një punë të shkëlqyer. Ai ka qenë edhe më parë pretendent për të marrë drejtimin e Argjentinës, por duket se vetëm tani ka ardhur koha e duhur që ai të ndërmarrë këtë hap.

Share: