Mesfushori turk, Arda Turan është pranë largimit nga Barcelona. 30-vjeçari do të rikthehet në kampionatin turk aty ku me Gallatasarain në 130 ndeshje ka shënuar 29 gola. Bashakshehiri, ekipi që kryeson kampionatin turk do të jetë ekipi i ri i Turan.

Drejtuesit turq kanë gjetur akordin me futbollisitin, por duhet bindur Barcelona. Spanjollët nuk duan të heqin dorë nga mesfushori, por me lojtarin në nevojë për minuta zgjidhja më e mirë do ishte huazimi. Ashtu siç pritet të ndodhë.

Turan kthehet në Turqi në formë huazimi. Të gjithe të kënaqur, tuqit, Barcelona dhe mesfushori.

 

Share: