Polizoi Arbri është larguar zyrtarisht nga futbolli. Shkak i këtij largimi është bërë dëmtimi i marrë me skuadrën e Vllaznisë dy sezone më përpara. Ky dëmtim e ka  detyruar 28 vjeçarin që të largohet më shpejt nga ç’mund të ishte parashikuar nga futbolli i luajtur.

Pa operimit të bërë në Shkodër, ai pësoi një tjetër dëmtim kur shkoi te Kukësi, që në sfidën e parë të kampionatit ndaj Vllaznisë. Sërish operim në gju dhe tashmë nuk ka më futboll.

Arbri me një karrierë 10 vjeçare, ka qënë një mbrojtës i shumë shëtitur, ku ka luajtur me Tomorin, Lushnjën, Flamurtarin, Vllazninë dhe së fundmi Kukësin ku pësoi edhe dëmtimin përfundimtar dhe e la jashtë fushave përgjithmonë.

Share: