Shpëtim Duro do kishte firmosur para ndeshjes për barazim, por pas saj u shpreh i pakënaqur, ndërkohë që theksoi se arbitri i ndëshkoi ata. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai deklaroi:

“Ndeshje në transfertë, ndaj një Vllaznie me traditë, para ndeshjes isha i kënaqur edhe më një pikë, por për mënyrën se si u zhvillua ndeshja, duhet të fitonim. Nuk dua të merrem me arbitrin, por sot gjatë ndeshjes ai dha mbi 30 faulle kundër nesh. Në pjesën e dytë dominuam dhe duhet të shënonim. Nuk e bëmë për shkak të mungesës së qetësisë, por edhe prej gjykimit”.

“E njoh mirë Zhufon, por përshtatja nuk bëhet shpejt. U gjetëm të papërgatitur dhe na kushtoi. Po të mbyllej pjesa e parë 0-1, fitorja do ishte më e lehtë. Ishim në kontroll të situatave të lojës”.

“Penalltinë e vendosi arbitrit. Ka qenë një penallti e Bicit në fund, arbitri ishte pranë dhe duhet ta jepnim. Kishte disa momente për të shënuar golin e dytë. Vllaznia mori terren, por nuk kishte rrezikshmëri. Ajo penallti e dyshimtë vendosi”.

“Alvesh bëri një ndeshje shumë të mirë. Unë do ta kritikoj kur nuk bën ndeshje të mira. Ka qenë gjaknxehtë, por atë ditë më ka dërguar ‘sms’ duke më kërkuar falje. Nuk i toleroj këto situata, por ndonjëherë bën edhe mirë, pasi e vë futbollistin në pozita punë”.

Share: