Do të jetë një arbitër gjerman ai që do të vëndosë drejtësi në finalen e Ligës së Kampionëve. UEFA ka vendosur që të jetë Feliks Bryzh ai që më 3 qershor të drejtojë finalen mes Realit të Madridit dhe Juventusit në “Millenium Stadium” të Kardifit.

Arbitri 41 vjeçar është prej vitin 2007 një nga arbitrat ndërkohmbëtare, teksa në këtë sezon ka gjykuar pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve ku një prej tyre ka qenë edhe Porto – Juventus, e vlefshme për raundine 1/8 në këtë kompeticion.

Ndërkohë, asistentët e Bryzh do të jenë gjermanët Mark Borsh dhe Stefan Lup, ndërsa arbitri i katërt do të jetë serbi Milorad Maziç. Përsa i përket asistentëve të linjave fundore, ata janë gjermanët Bastian Dankert dhe Marko Fritc.

Share: