Medalje ari dhe argjendi për Kosovën. Sporti i xhudos po vazhdon të dhurojë emocione dhe krenari.

Në kupën e botës “Tunis Grand Prix 2018”, ekipi kosovar ka bërë një paraqitje të shkëlqyer duke arritur të marrë dy medalje.

Ar për Nora Gjakovën. 25-vjeçarja nga Peja u shpall kampione bote për peshat deri në 57 kg. Ajo mposhti në finale koreano-jugoren, Kuon.

Argjend për Distria Krasniqin. 22 vjeçarja, po nga Peja arriti në finale, por nuk ja doli ta fitonte përballë brazilianes, Pereira. Krasniqi fitoi medaljen e argjendit për peshat deri në 52 kg.

Rezultate fantastike për dy vajzat e talentuara, por dhe për gjithë shqiptarët.

nora-gjakova

krasniqi-xhudo

distria-krasniqi

Share: