Në Durrës merkato ka nisur me mbrojtësin  Bojan Gjorgievski, ndërkohë që pritet të ketë edhe afrime të tjera, kryesisht nga jashtë vendit. Një ditë më parë u tha se edhe Jordan Apostolov do të jetë pjesë e durrsakëve, por tanimë vjen njoftimi i dytë dhe mesfushorit bullgar do të duhet të gjejë një tjetër ekip.
NJOFTIMI I TEUTËS
Duke marr shkas nga informacionet e publikuara së fundmi në mediet e shkruara, dëshirojmë të përcjellim këtë sqarim për mbarë opinionin sportiv: “Klubi i Teutës konfirmon se nuk ka gjetur marrëveshjen me mesfushorin bullgar, për arsye të mos kalimit të provës nga lojtari Jordan Apostolov dhe në këtë mënyrë lojtari është larguar nga Teuta”.

Share: