Edhe Apolonia zhvilloi një miqësore në kuadër të pregatitjeve për pjesën e mbetur të kampionatit. Fierakët zhvilluan ditën e sotme një test miqësor që ishte i pari për këtë vit me Orikumin e Kategoris së Dytë.

Të dy ekipet e kishin vlerësuar maksimalisht këtë përballje dhe zhvilluan një lojë të bukur e të shpejtë që u duartrokit nga sportëdashësit e pakët që e ndoqën atë. Edhe pse rastet për shënim i kishte të shumta, Apolonia u kënaq vetëm me një gol të kapitenit Dimo që i sigloi fitoren. 

Ndërsa Oriku nga ana e tij jo vetëm që zhvilloi një loj të mirë por dhe kundërsulmoi rrekishmën në portën vëndase dhe me pak më shumë kujdes, qetësi por dhe eksperiencë mund të kishin shënuar e arritur një rezultat tjetër.

Share: