Dinamo e Zagrebit mori një fitore të madhe ditën e djeshme ndaj Rijekës e cila është kampionia në fuqi dhe që kishte vite që nuk humbte në fushën e vet.

Kjo fitore si dhe shkëputja që kanë nisur të bëjnë kryeqytetasit ka bërë që media në Kroaci, Skënderbeun ta shikojnë si një rival të lehte për kroatët që do të përballen me 17 gusht për fazën play off të Europa Ligë. Por nuk është i këtij mendimi mesfushori kroat i Dinamos Domagoj Antoliç i cili shprehet se korçarët nuk duhen nënvlerësuar: “Jemi në rrugën e duhur, po rritemi nga ndeshja në ndeshje. Edhe renditja është e bukur, me 4 pikë avantazh nga ndjekësit, por nuk mund të relaksohemi.

Skënderbeu? Media e ka nënvlerësuar kundërshtarin tonë në Europa Ligë, por duhet të jemi të përgatitur dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. I ftoj gjithë tifozët të jenë në stadium për ndeshjen kundër Skënderbeut”.

Share: