Skënderbeu kërkon titullin e shtatë radhazi dhe ai do të afrohej më shumë me një fitore në sfidën e së shtunës me Kukësin në “Zeqir Ymeri”.

Trajneri Daja është në merak për momentin, pasi sulmuesi Hamdi Salihi është në dyshim për këtë ndeshje. Shkodrani pritet të kryejë rezonancën dhe të përcaktohet se çfarë problemi ka, kontraktim apo tërheqje. Pasi kjo të ndodhë, atëherë do të shihet nëse Salihi do jetë gati për finalen e madhe apo jo.

Ndërkohë, një çështje e rëndësishme për këtë ndeshje është gjyqtari. Pas rrëzimit të kërkesës së korçarëve për arbitra të huaj, sipas “Sport Ekspres” do të jetë Enea Jorgji ai që do të mbajë drejtësinë në sfidën e titullit dhe sigurisht që gjykimi i tij do jetë vendimtar në këtë takim.

Share: