Andi Lila e ka mbyllur me Pas Janinën, ndërkohë që për ta ka edhe një ofertë për rinovimin e kontratës me grekët, sikurse shkruajnë mediat në vendin e fqinj.

Dëshira e tij është të luajë jashtë vendit dhe para pak kohësh në një intervistë të dhënë në “Supersport” u shpreh se edhe për tre vite e sheh veten duke luajtur jashtë vendit.

Azerbajxhani është pista kryesore për momentin, por së fundmi në “Sport Ekspres” shkruhet se edhe Kukësi mund të jetë një mundësi nëse shpallet kampion, pasi presidenti Gjici do të jetë gati të ndërtojë një skuadër të denjë për në Champions.

Gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe aludimeve, pasi deri më tani nuk ka asgjë. Nuk duhet harruar edhe fakti që Lila e ka thënë e stërthënë se në Shqipëri do të rikthehet vetëm për Tiranën.

Share: