Mançester Junajtid do t’i duhet ndeshja e kthimit për të siguruar kualifikimin në gjysëmfinalet e Europa Ligës. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo barazoi mbrëmjen e sotme në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Anderlehtit.

Ndeshja e luajtur në Belgjikë u mbyll në barazim 1-1, teksa ekipi anglez nuk arriti do të ruajë avantazhin e krijuar në pjesën e parë dhe tani do t’i duhet që të marrë një fitore për të shkuar drejt fitimit të këtij trofeu që është edhe synimi i madh në këtë edicion thuajse të dështuar.

Mikhitarjan kaloi fillimisht në avantazh Mançesterin në minutën e 40’ duke krijuar idenë se do të ishte gjithçka e lehtë për “djajtë e kuq” por nuk rezultoi aspak ashtu. Kur ndeshja po i drejtohej fundit, ishte Dedinker që shokoi Mançesterin duke barazuar rezultatin në minutën e 85’ të sfidë duke i mbajtur hapur shanset për kualifikim për te dyja skuadrat.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Ajaksi mposhti Shalken me rezultatin e pastër 2-0 në Holandë, ndërsa Sela Vigo fitoi me vështirësi ndaj Genkut me shifrat 3-2, teksa ende nuk është mbyllur asgjë përsa i përket kualifikimit.

Share: