Partizani ka festuar gola të shënuar vetëm në Kupë dhe miqësore deri më tani, pasi në kampionat në katër javët e para nuk e ka gjetur dot rrugën e rrjetës.

Trajneri Juliano dhe futbollistët janë nën presion dhe rezultati pozitiv me Teutën shihet si e vetmja rrugë për të dalë nga kriza.

Ajo që pranohet nga të gjithë është fakti se Partizani se ka dhënë ende më të mirën e vet, ndërkohë që një analizë të situatës së të kuqve e ka bërë edhe trajneri Ernest Gjoka në një intervistë që ka dhënë në “Sport Ekspres”.

“Mendoj se Juliano ndoshta ende nuk i njeh lojtarët që ka, sepse potenciali i të kuqve është ende i pazbuluar. Kanë elementë cilësorë, jo më pak se Skënderbeu dhe Kukësi, por nuk po shprehen, pasi nuk po vihen në ato kushte. Marrim Sukajn, që duhet të luajë gjithmonë, teksa pamë Bardhin titullar ndaj Lushnjes, që nuk ka as shtatlartësinë dhe as fizikun për të udhëhequr. Ndërkohë, Progni luajti në krah të mbrojtjes, duke humbur 50% të forcës dhe karakteristikave të tij”.

Share: