Pas ndeshjes Flamurtari – Partizani, që u mbyll në barazim 1-1, Danilo Alvesh shpërthyer në akuza ndaj arbitrit Blerim Ziri. Sulmuesi brazilian përmes një statusi në “facebook” ka akuzuar arbitrin e ndeshjes se ishte tendencioz për të ndëshkuar lojtarët e Flamurtarit në këtë përballje që të mungojnë ndeshjen ndaj Laçit.

Ja postimi i Danilo Alvesh: “Gëzuar ditëlindjen arbitri i ndeshjes. Erdhe me qëllimin për të më ndëshkuar mua me karton të verdhë. Unë u mundova të ruhesha gjatë gjithë ndeshjesh, por në rastin e parë që u krijua mundësia u ndëshkova me karton të verdhë. Vetëm shiko videon e rastit. Gëzuar ditëlindjen. Ditën e djeshme përpara ndeshjes një gazetë kishte bërë publike emrat e lojtarëve që mungonin nëse ndëshkoheshin. Unë tani do të jem jashtë një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Laçit. Gëzuar ditëlindjen arbitër.”

Share: