Pas marrjes së drejtimit nga Paolo Tramexani, Lugano tashmë e ka sigurua “de facto” mbijetesën në Superligën e Zvicrës. Fitorja e sotme 2-1 përballë ekipit të Thunit tashmë e ka futur këtë skuadër edhe në luftën për një vend në Kupat e Europës, pasi vendi i katërt është vetëm tre pikë larg.

Lugano fitoi jo pa vështirësi ndeshjen e sotme, teksa në fushë si titullarë ishin edhe Ezgjan Alioski e Armando Sadiku, të dy të reshtuar në vijën e parë të sulmit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk arriti dot të gjejë rrugën e golit ditën e sotme edhe pse luajti për 90 minuta, teksa u zëvëndësua në minutën e 3’-të shtesë. Nderkohë, Ezgjan Alioski vijon formën e tij të shkëlqyer pasi ndaj Thunit arriti që të shënojë golin e dytë të ndeshjes.

Në minutën e 64’ sulmuesi shqiptar por që luan për Maqedoninë shënoi golin e dytë për Luganon, teksa më parë Fakineti kishte shkaktuar një autogol. Pas dopietës në javën e kaluar, Alioski u tregua sërish vendimtar ditën e sotme teksa vijon të jetë lojtar kryesor i Luganos që tashmë mban vendin e pestë në renditje me 37 pikë, duke qenë mjaft e qetë përsa i përket mbijetesës.

Share: