10 milionë euro është minimumi që Lugano do për Alioskin, sulmuesin nga Prilepi që luan për Maqedoninë.

Për të interesohen disa skuadra, pasi ka spikatur në Zvicër, ku ka shënuar 16 gola dhe tashmë kanë nisur të vijnë oferta të rëndësishme.

Sulmuesin anësor e duan kryesisht në Gjermani, teksa Hofenhajmi dhe Dortmundi janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij.

Verdhezinjtë shohin te Alioski zëvendësuesin e Obamejang, i cili duket larg Dortmundit, pasi për të po ofrohen shumë të mëdha, që normalisht i tundojnë drejtuesit e skuadrës gjermane.

Share: