Kukësi u udhëhoq vjet nga golat e Pero Pejiç, por këtë verë oferta për të rinovuar ishte shumë e ulët dhe sulmuesi kroat zgjodhi të largohet dhe tashmë është pjesë e Slaven Belupos.

Për të gjetur golat Kukësi afroi dy futbollistë, Elisa Bakajn, që deri më tani ka shënuar tre gola, dy me penallti, ndërsa Alijev ende nuk po e gjen rrugën e rrjetës.

Në ndeshjen e Kupës me Egnatian presidenti Gjici është parë i “tërbuar” me sulmuesin azerbajxhanas që deri më tani po zhgënjen. Alijev është lojtari më i paguar dhe pritet shumë prej tij.

Sulmuesi fitoi penalltinë me Skënderbeun, që specialistët e gjykimit e kanë cilësuar të paqenë në fakt, ndërkohë që thuajse nuk u pa fare në lojë, çka ka sjellë zhgënjim te drejtuesit.

Share: