Largimi i Bonuçit bëri shumë bujë, por akoma nuk dihet arsyeja sepse mbrojtësi vendosi të largohet prej Juventusit, por një nga arsyet thuhet se është prishja e marrëdhënieve me Alegrin, por ky i fundit e ka mohuar në çdo intervistë madje në deklaratën e tij të fundit për mediat italiane është shprehur se duhet pyetur Bonuçi sepse zgjodhi të largohej nga Zonja e Vjetër.

“Nëse mendoni se kam qenë unë shkaktari për largimin e Bonuçit nga Juventusi, atëherë gaboheni të gjithë. Nëse doni të vërteten, kërkojeni te lojtari, jo tek unë. Personalisht di të them se zgjedhjen e mori ai, ndërsa unë si trajner dhe ne si klub e dinim se ai ishte kapiteni i përzgjedhur i të ardhmes, pas Bufonit, por me sa duket as kjo nuk mjaftonte për atë. Për të tjerat, unë nuk kam më asnjë përgjigje për të dhënë”, u shpreh Alegri

Share: