Trajneri i Juventusit, Maks Alegri do kalojë në ishull. Çelsi e pret në fund të sezonit. Mediat britanike janë të bindura që Konte do të largohet në fund të sezonit dhe Alegri do të jete pasardhësi i tij. Përveç kësaj, tekniku juventin ka oferta dhe nga klube të tjerë të mëdha. Juventus duhet të jetë gati.

Po kush janë kandidatët që mund të zëvëndësojnë Alegrin ? Emra ka shumë, por preferencat e bardhezinjëve janë këto 3 trajnerë.

 

Fillojmë me Zidan. Francezi po kalon një periudhë të vështirë në Madrid dhe ka krisje me presidentin Perez. Atë mund ta tundojë ideja për tu kthyer në ish-ekipin e tij. Zidan njeh mentalitetin e Juventusit dhe do ishte një opsion përfekt.

 

 

 

I dyti, është zbulimi i këtij sezoni. Tekniku i Lacios, Simone Inzagi po i surprizon të gjithë. Ish-sulmuesi po fluturon me bardhekaltërit e tij dhe përveç rezultateve, ekipi i tij zhvillon një futboll shumë të bukur. Në Torino ka admirues dhe mund të jetë Inzagi, pasardhësi i Alegrit.

 

 

Ka dhe një emër. Roberto Mançini. Tekniku aktual i Zenitit ka shprehur dëshirën për tu kthyer në Itali. Opsioni Juventus është përfekt. Nëse bardhezinjtë e kërkojnë, Mançini nuk do refuzonte kalimin në stolin e Juventus.

 

Share: