Kamza pësoi një humbje minimale përballë turqve të Alaniasporit. Paraqitje jo e mirë për ekipin, por shumë e mirë për një lojtar. Anxhelo Mumajesin.

20-vjeçari e nisi titullar dhe zhvilloi një ndeshje cilësore. Mesfushori ofensiv u aktivizua në krahun e majtë të mesfushës gjatë takimit të djeshëm, duke qënë ndër më të mirët.

Siç citon “Sport Ekspres”, drejtuesit e Alaniasporit e pëlqyen Mumajesin dhe mbas ndeshjes shprehen interesimin e tyre. Mes drejtuesve të dyja ekipeve pati bisedime të cilat do vazhdojnë dhe në ditët në vijim. Mumajesi ka luajtur 14 ndeshje me Kamzën gjatë këtij sezoni, shumicën si zëvëndësues, ndërsa në dy takime e ka nisur si titullar.

Turqit e preferojnë ndërsa Kamza pret ofertën e duhur për talentin 20-vjeçar.

 

Share: