Tomori fitoi me Apoloninë të dielën me rezultatin 2-3, teksa bardhejeshilët e mbyllën pjesë e parë në avantazh 2-0 me gola të Krasniqit e Hysenshahajt.

Për katër minuta beratasit ia dolën të realizojnë tre herë dhe të fitojnë, çka është shoqëruar me akuza edhe në media, konkretisht në “RTSH” janë hedhur dyshime dhe klubi beratas ka dalë me një reagim.

“Klubi i Tomorit reagon ndaj specialistëve që kanë qenë të ftuar në emisionin ‘E hëna sportive’, ku fitoren tonë e quajtën si të trukuar sepse ne arritëm të kthenim rezultatin për 4 minuta ndaj Apolonisë. I bëjmë thirrje TVSH-së që të transmetojë dy momentet e penalltive në favor të Apolonisë që u akorduan në pjesën e parë dhe më pas çdo kush është i lirë të japë opinionin e tij ashtu siç e mendon. Gjykimi la totalisht për të dëshiruar…”

Share: