Vllaznia B mori një barazim në Peshkopi me Korabin, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Ervis Kraja ka “zbardhur” atë që ka ndodhur në këtë përballje, duke theksuar se ndaj tyre është bërë presion edhe në shoqërinë e Policisë.

“Jemi nisur që në 7 të mëngjesit për këtë takim. Kemi bërë 5 ore rrugë dhe futemi në fushë duke marrë një barazim me vlera në mes presioneve të ekipit kundërshtar. Tani jemi duke u kthyer në shoqërinë e policisë sepse dolëm vonë nga stadiumi. Drejtuesit e Korabit bënin presione nga më të ndryshme në sy të policisë. Vllaznia B nuk ka bërë asgjë më shumë sesa ka luajtur futboll dhe ka marrë një barazim. Llogarit pastaj çfarë do kishte ndodhur nëse ajo do kishte fituar”, ka shkruar Kaja sipas “ShkodraSport.com”.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Korabit, që hidhet në kundërsulm dhe mohon gjithçka.

“Klubi i Futbollit Korabi sqaron opinionin publik dhe reagon ndaj prononcimit të trajnerit të Vllaznisë B.

Lojtarët e Vllaznisë B janë ndihmuar dhe akomoduar me bujari dhe respekt në ambientet sportive të Klubit, gjithashtu ju janë vënë në dispozicion dhe topa për nxehje pasi nuk kishin.

Në transfertat e Korabit, është e ndaluar rreptësisht që të ketë përplasje në ngjyrat e uniformave të dy ekipeve ndërsa si Turbina e Cërrikut e cila erdhi vetëm me uniformën e kuqe ashtu edhe Vllaznia B është lejuar të zhvillojë ndeshjen me uniformë të bardhe e cila ishte e vetmja që kishin dhe kishte përplasje të hapur me uniformën tonë.

Gjithashtu ekipi mik është ndihmuar edhe me mjekun e ekipit sa herë kishte dëmtime në radhët e Shkodranëve pasi nuk kishin të tillë edhe pse rregullorja nuk e lejon që një ekip të mos ketë staf mjekësor në pankinë. Nga ana tjetër Korabit i është kontrolluar imtësisht edhe ambulanca nëse është e pajisur me sendet e nevojshme.

Ashtu siç e dinë të gjithë, fusha në Peshkopi është ndër fushat më Fair-Play në Shqipëri ku është luajtur dhe do të luhet futboll i pastër.

Pas shënimit të golit, teknika e lojtarëve të Vllaznisë B ishte vonesa e lojës në mënyra të ndryshme duke shkaktuar dhe trazira në fushën e lojës me provokime dhe në një moment të tillë në përfundim të ndeshjes janë dëmtuar stolat në pankinën ku ishin akomoduar miqtë.

No automatic alt text available.

Nga drejtuesit e Klubit është bërë ndërhyrja për neutralizimin e situatës dhe është kërkuar që përgjegjësi i cili kreu atë akt të shëmtuar duke dëmtuar pankinën të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë dëmet. Pas komunikimit me delegatin e ndeshjes u vendos që Federata do të marrë masë administrative ndaj Klubit të futbollit Vllaznia B dhe të zëvendësohen mjetet e dëmtuar në stadiumin e Korabit.

Klubi i futbollit Vllaznia gjatë gjithë kohës është ruajtur nga forcat e policie dhe janë larguar nga stadiumi bashkë me lojtarët e Korabit, sapo janë larguar tifozët. Policia rrugore i kanë shoqëruar si në ardhje ashtu edhe në dalje nga qyteti dhe nuk ka patur asnjë shqetësim ashtu siç e përmban rregullorja.

 

 

Share: